Shoqëria civile del kundër shkarkimit të Dakës: Vendim i motivuar politikisht

Aktuale

Shoqëria civile del kundër shkarkimit të Dakës: Vendim i motivuar politikisht

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:46
Valdete Daka dhe Vjosa Osmani

Organizatat e shoqërisë civile, kundërshtojmë vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Organizatat vlerësojnë se ky vendim është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e tyre.

Gjithashtu, marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve, thuhet tutje në reagim.

Organizatat që u bënë bashkë për këtë reagim janë:

Demokracia për Zhvillim (D4D)

Demokracia Plus (D+)

INDEP

INPO

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Lëvizja FOL

Organizata Nënë Tereza

Organizata Çohu

Syri i Vizionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat