Osmani: Kontributi i ushtarëve të NATO-s garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë

Aktuale

Osmani: Kontributi i ushtarëve të NATO-s garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2021 Në ora: 18:20
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka vizituar kampin e KFOR-it "Villaggio Italia" në Pejë, për nder të vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë, në vitin 1999, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë të tjerë.

“Kontributi i ushtarëve të NATO-s ndër vite dhe prezenca e angazhimi i vazhdueshëm i tyre në vendin tonë mbetet jashtëzakonisht i çmueshëm dhe një garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi në Facebook:

Kënaqësi e veçantë të vizitoj sot kampin e KFOR-it "Villaggio Italia" në Pejë, në përvjetorin e vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë, në vitin 1999, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë të tjerë.

Falënderoj komandantin e KFOR-it, gjeneral Federicin, komandantin e komandës regjionale Perëndim, kol. Marioriello, si dhe ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando si dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera pjesëmarrësve, për mikpritjen e ngrohtë dhe për riafirmimin e angazhimit për sigurinë në Kosovë.

Kontributi i ushtarëve të NATO-s ndër vite dhe prezenca e angazhimi i vazhdueshëm i tyre në vendin tonë mbetet jashtëzakonisht i çmueshëm dhe një garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat