Vërshimet, Prishtina ndihmon Preshevën me 50 mijë euro

Aktuale

Vërshimet, Prishtina ndihmon Preshevën me 50 mijë euro

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Kuvendi komunal i Prishtinës ka vendosur që ta ndihmoj Preshevën me 50 mijë euro për vërshimet.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo ka falënderuar nga zemra për këtë solidarizim të asambleistëve të komunës së Prishtinës.

“Sapo u njoftova zyrtarisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndihmë financiare prej 50.000 Euro për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Rahovicë, Raincë etj”, ka shkruar Sinani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat