Kur do të vie kontingjenti i parë i vaksinave nga marrëveshja me Pfizer? Tregon Vitia

Aktuale

Kur do të vie kontingjenti i parë i vaksinave nga marrëveshja me Pfizer? Tregon Vitia

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 10:52
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot fillon vaksinimi masiv në Kosovë.

Ai ka treguar edhe se kur do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata e ministrisë me Pfizer për blerjen e 1.2 milionë vaksinave.

“Deri në fund të këtij muaji do të vijë edhe kontingjenti i parë i vaksinave nga marrëveshja me Pfizer. Ndërsa në fund të muajit mund të vijnë edhe 40 mijë doza të tjera  nga COVAX”, ka thënë Vitia.

Ai po ashtu ka shtuar se nga kjo ditë për një muaj pritet që të vaksinohen 200 mijë qytetarë ose deri në 500 mijë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat