A ia ofroi dekoratën presidentja Osmani që të jepte dorëheqje? Flet Valdete Daka

Aktuale

A ia ofroi dekoratën presidentja Osmani që të jepte dorëheqje? Flet Valdete Daka

Nga: G.B Më: 15 qershor 2021 Në ora: 11:22
Valdete Daka

Dje u raportua se presidentja Osmani i kishte ofruar një dekoratë kryetares së KQZ-së Valdete Daka, që ajo të jepte dorëheqje nga pozita e saj.

Më pas kjo u mohua nga zyra e presidencës, duke thënë se nuk i është ofruar një gjë e tillë, përcjell Bota sot.

E sot në një konferencë për media, ish kryetarja e KQZ-së ka thënë se i është ofruar një falënderim për punën e saj.

“Nuk kam folur në asnjë medie për këtë, sot po deklarohem për herë të parë. Më është ofruar një falënderim për gjithë punën time deri tani”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat