​Reka: Çfarë simbolike, Biden, Kurti dhe Vuçiq vizitojnë Evropën në të njëjtën ditë

Aktuale

​Reka: Çfarë simbolike, Biden, Kurti dhe Vuçiq vizitojnë Evropën në të njëjtën ditë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:36
Blerim Reka

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, njëherësh profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, e ka quajtur simbolik faktin se presidenti amerikan, Joe Biden, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po vizitojnë Evropën në të njëjtën ditë.

Këtë reagim ai e bëri në TWitter, ku shkroi: “Brukseli sot: Bashkimi Evropian vizitohet nga Biden, Kurti dhe Vuçiq. Të gjithë në të njëjtën ditë. Çfarë simbolike”.

Kujtojmë se para pak çastesh raportuam se përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell, tashmë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në Twitter, Borrell ka publikuar fotografitë e takimit dhe ka shkruar se dialogu është hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të dy vendeve.

“Jam duke drejtuar një takim të ri të nivelit të lartë në dialogun Prishtinë – Beograd, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dialogu dhe rezultatet e tij janë rruga drejt të ardhmes evropiane të dy palëve. Në ndërkohë, ai sjell rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka shkruar Borrell.

Nga Brukseli, në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat