Interesim i madh për t’u vaksinuar – qytetarët e konsiderojnë vaksinë të zakonshme

Aktuale

Interesim i madh për t’u vaksinuar – qytetarët e konsiderojnë vaksinë të zakonshme

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Qytetarë të shumtë kanë pritur në radhë gjatë ditës së martë për t’u vaksinuar kundër virusit Corona në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ganimete Vokrri ka treguar se e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe se po ndihet mjaftë mirë.

Xhafer Zeneli ka treguar se e ka marrë poashtu vaksinën dhe po ndihet mirë, duke shtuar se nuk ka ndonjë simptomë.

Kurse Shemsie Novebërdaliu tha se ka aplikuar para dy javësh dhe tani e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

“Kjo është si vaksinat e zakonshme, s’ka nevojë për frikë”, është shprehur ajo.

Siç edhe kishte paralajmëruar Qeveria gjatë ditës ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve në gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të vaksinohen deri në 60% e qytetarëve dhe se do të jepen 320 mijë vaksina në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat