Bajqinovci i zëshëm në Komision, ankohet për standarde të dyfishta, Mehmeti thotë se secili do merr atë që e meriton

Aktuale

Bajqinovci i zëshëm në Komision, ankohet për standarde të dyfishta, Mehmeti thotë se secili do merr atë që e meriton

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:59
Mefail Bajqinovci

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka folur për rastet për krim të organizuar dhe terrorizëm që nga fillimi i vitit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka qenë i zëshëm dhe me tone kritike në këtë takim. Ndër të tjera, Bajqinovci ka thënë se në Policinë e Kosovës ka nepotizëm.

“E kemi rastin e policëve qe kanë sulmuar qytetarin në Gjakovë, dhe ata vazhdojnë të punojnë. Ka shumë nepotizëm në polici, pranimi në polici i fëmijëve të eprorëve, togerëve, kolonelëve. Si do t’ia bëni, kjo nuk ka ndodhur vetëm në kohën tuaj, ka 2-3 vjet që ndodhë” ka qenë akuza e Bajqinovcit.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se sa i përket rasteve disiplinore ka shumë raste tjera që trajtohen dhe secili do merr atë që meriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat