Ja data kur mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiq

Aktuale

Ja data kur mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiq

Nga: N.Sh. Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:06
Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme në Burksel janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Gjatë këtij takimi ashtu siç pritej palët kanë dalur të pakënaqur, sidomos Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, do të mbahet me datë 25 korrik.

“Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Kurti ka treguar se i ka qitur katër kushte për Serbinë, tri prej të cilave i kanë refuzuar, ndërsa për një kanë heshtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat