“Këshill Nacional i serbëve në Kosovë, siç e kanë shqiptarët në Serbi”/ Propozimi i Kurtit që u refuzua nga Vuçiqi

Aktuale

“Këshill Nacional i serbëve në Kosovë, siç e kanë shqiptarët në Serbi”/ Propozimi i Kurtit që u refuzua nga Vuçiqi

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:22
Albin Kurti dhe Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciq ka treguar katër propozimet që ka pasur pala e Kosovës.

Ndër propozimet që Kurti i ka pasur, është edhe që pas njohjes së ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë, vendet të kenë reciprocitete biletareal.

Kurti tha se ka propozuar që edhe serbët të kenë në Kosovë, Këshillin e tyre Nacional, siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

“3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se ky propozim i tij është refuzuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat