“Albin Kurti, modeli i një kryeministri që e mban premtimin dhe na përfaqëson denjësisht”

Aktuale

“Albin Kurti, modeli i një kryeministri që e mban premtimin dhe na përfaqëson denjësisht”

Nga: A.SH Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:14
Albin Kurti

Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e tij në procesin e dialogut përballë presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se Kurti është model i një kryeministri që mban premtimin e dhënë dhe që na përfaqëson denjësisht.

“Të pagjeturit para së gjithash, njohja e Kosovës zgjidhja e vetme, e pastaj mund të flasim për ekonominë me Serbinë”, ka shkruar Uka në Facebook.

Postimi në Facebook:

Pra, kur ka atdhedashuri, dinjitet e ‘kurriz’, një kryeministër e thotë të vërtetën e madhe për Kosovën kudo dhe kurdo.

Të pagjeturit para së gjithash, njohja e Kosovës zgjidhja e vetme, e pastaj mund të flasim për ekonominë me Serbinë!

Albin Kurti është modeli i një kryeministri që e mban premtimin dhe na përfaqëson denjësisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat