Xhevdet Pozhari: Ja sa mijëra euro ka marrë Valdete Daka në krye të KQZ-së

Aktuale

Xhevdet Pozhari: Ja sa mijëra euro ka marrë Valdete Daka në krye të KQZ-së

Nga: N.Sh. Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:36
Valdete Daka

Gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari thotë se gjysmë milioni euro është paguar Valdete Daka sa ishte në krye të KQZ-së.

Pozhari përmes një postimi në facebook, shprehet paksa me ironi pas shkarkimit të saj nga presidentja Vjosa Osmani.

Pozhari pyet se a ka ndonjë protestë?

“Ani a ka naj protestë për shkarkimin e Dakës, a jo a? Veç gjysmë milioni euro ish pagu për 10 vite në krye të KQZ-së. Mandej, qysh kish deklaru edhe vetë, pse veç ajo mu shkarku e jo edhe krejt kolegjiumi? Se a mos e pat ajo përgjegjësinë kryesore, a?!

Protestojmë: Liri, 'dakarokraci'!”, ka shkruar Pozhari në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat