Kryeministri Kurti e ka shansin historik/Kështu duhet të veprojë në dialog

Aktuale

Kryeministri Kurti e ka shansin historik/Kështu duhet të veprojë në dialog

Nga: G.B Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:16
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Albin Kurti është gjatë në politikë dhe deri tani ka bërë deklarata të ndryshme e ka mbajtur qëndrime që ndoshta sot kryeministri Kurti nuk do t’i thoshte e mbante.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dëshiron ta sheh kryeministrin që të thotë se ai do ta arrijë marrëveshjen historike me Serbinë, e të ofrojë bashkëpunim ndaj partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti SHBA dhe ta rreshtojë Kosovën krahas interesave të këtyre miqve, përcjell Bota sot.

Ibrahimi ka thënë se Kurti e ka shansin historik dhe uron që ai ta kap atë dhe të ecim përpara.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Albini është për një kohë të gjatë në politikë dhe gjatë kësaj kohe ka bërë deklarata dhe ka mbajtur qëndrime të cilat ndoshta sot vet kryeministri Kurti nuk do t’i mbante e nuk di t’i thoshte.

Edhe pse legjitime të mbahet përgjegjës për ato që ka thënë e që ka bërë, kryeministrin Kurti sot duhet ta mbajmë përgjegjës se si po e udhëheq vendin brenda dhe jashtë.

Dialogu do të jetë pika kritike se si duhet ta shohim dhe si duhet ta vlerësojmë.

Dua ta shoh kryeministrin Kurti të thotë: “unë do të dialogoj dhe unë do ta arrij marrëveshjen historike me Serbinë.”

Dua ta shoh kryeministrin të ofrojë bashkëpunim ndaj partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti SHBA, dhe ta rreshtojë Kosovën krahas interesave të këtyre miqve.

Rruga tanimë është trasuar, e unë dua ta shoh Kosovën të zgjedh mirë se si ecën në këtë rrugë. Kryeministri Kurti e ka shansin historik. Uroj ta kap atë dhe të shkojmë përpara.

Për të kaluarën, mund te zihemi e të përzihemi në debate e në beteja të brendshme partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat