Ramush Haradinaj habitet me këtë veprim të kryeministrit Kurti

Aktuale

Ramush Haradinaj habitet me këtë veprim të kryeministrit Kurti

Nga: A.Morina Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:25
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të mbajtur në Bruksel, në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj këtë parqitje të Kurtit e cilësoi si dështim në procesin e dialogut. Ai u befasua nga kryeministri Kurti, se si njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij.

“Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit”, shkroi Haradinaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postim i plotë

Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.

Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat