Zyrtari i VV-së e krahason Kurtin me Rugovën: Ja pse kryeministri i Kosovës është në epërsi ndaj Vuçiqit

Aktuale

Zyrtari i VV-së e krahason Kurtin me Rugovën: Ja pse kryeministri i Kosovës është në epërsi ndaj Vuçiqit

Nga: N. H Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:53
Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka bërë një krahasim mes kryeministrit aktual, Albin Kurti, dhe ish-presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Loshi shprehet se Kosova ka pasur nevojë moti për politikanë të zotë intelekualisht dhe të pastër moralisht, siç është Albin Kurti, gjersa thekson se nuk e ka pasur një të tillë që nga koha e Ibrahim Rugovës.

Madje, zyrtari i VV-së mendon se imazhin e Kosovës e ka ngritë shumë figura intelektuale e Ibrahim Rugovës.

“Ne mund të themi çfarë të duam, ta kritikojmë edhe njërin edhe tjetrin, por ky është një fakt që duhet pranuar, qofsh në një vijë politike me ta, qofsh në vijë të kundërt. Imazhin e Kosovës e ka ngritë shumë figura intelektuale e Ibrahim Rugovës”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë:

Image
Liri Loshi

Pyetja e parë në APJ për çdo shqiptar ka qenë: “Razumeš srpski?” Kjo ka qenë pyetja më neveritëse njëkohësisht, sepse me këtë pyetje serbët tregonin epërsinë dhe imponimin ndaj shqiptarëve.

Pra, ideja ishte se nëse e di serbishten, mirë që e di, sepse rrugë tjetër nuk ka! Dhe, nëse nuk e di, duhet ta mësosh sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse rrugë tjetër nuk ka. Pikërisht këtë gjë i kishte përkujtuar edhe Vuçiqi Avdullah Hotit, si një epror që flet me ushtarin. Por, një pyetje të tillë Vuçiqi nuk mund t’i bëjë Albin Kurtit. Sepse, Albini është në epërsi ndaj Vuçiqit në çdo pikëpamje: me dije, me gjuhë dhe me kulturë. Edhe biografia e Albinit është e pastër si loti.

Kosova ka pasur nevojë moti për politikanë të zotë intelekualisht dhe të pastër moralisht, siç është Albin Kurti. Nuk e ka pasur një të tillë që nga koha e Ibrahim Rugovës. Ne mund të themi çfarë të duam, ta kritikojmë edhe njërin edhe tjetrin, por ky është një fakt që duhet pranuar, qofsh në një vijë politike me ta, qofsh në vijë të kundërt. Imazhin e Kosovës e ka ngritë shumë figura intelektuale e Ibrahim Rugovës.

Një vendi të vogël, të varfër ekonomikisht dhe të dobët ushtarakisht, nuk i duhet asgjë më shumë se imazhi pozitiv i njerëzve që e përfaqësojnë. A do t’i japë Albin Kurti Kosovës imazhin që dikur i jipte Ibrahim Rugova, mbetet për t’u parë. Por, kjo nuk është punë e lehtë. Albin Kurti pra, me gjithë predispozitat që i ka, duhet të investojë shumë në këtë drejtim. Kosova ka nevojë për njerëz që ia kthejnë imazhin. Dhe kjo është një punë bukur e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat