Takimi Kurti-Vuçiq/ “Serbisë i kanë ngelur dy rrugë – Kosova edhe më afër Perëndimit”

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiq/ “Serbisë i kanë ngelur dy rrugë – Kosova edhe më afër Perëndimit”

Nga: N.Sh. Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:54
Takimi Kurti - Vuçiq në Bruksel

Publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Emin Azemi, e ka komentuar takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Azemi përmes një postimi në facebook, thotë se, projekti i Kurtit është në përputhje me kriteret e Kopenhagës.

Sipas tij, Kosova tash është më afër Perëndimit, ndërsa Serbia shton se i ka vetëm dy rrugë.

“Ose ti pranojë keto standarde, ose të bunkerizohet në istikamet mesjetare të refuzimit dhe izolimit”, shkruan Azemi përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Albin Kurti sot në Bruksel ofroi planin e tij se si duhet të duket Kosova në sytë e Serbisë tash në të ardhmen.

Nuk ka bosnjizim të Kosovës, por ka paqe në mes të dy popujve, ku serbët do ti kenë të gjitha të drejtat e garantuara.

Në Bruksel njekohesisht po mbahet edhe një samit i rëndësishem i NATO-s dhe per rrjedhoje ky projekt i A. Kurtit është në perputhje edhe me politikat e sigurisë kolektive të NATOs.

Ky projekt gjithashtu është në përputhje me kriteret e Kopenhagës.

Serbisë i kanë ngelë dy rrugë: ose ti pranojë keto standarde, ose të bunkerizohet në istikamet mesjetare të refuzimit dhe izolimit.

Prej sot Kosova është edhe më afer Perëndimit!

Kosova po bën diferencën duke e lënë Serbinë peng të atavizmave që ajo vet i ka krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat