Çudit Muhaxheri, thotë se Pejën do ta fitojë pa balotazh deri në vitin 2054

Aktuale

Çudit Muhaxheri, thotë se Pejën do ta fitojë pa balotazh deri në vitin 2054

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:13
Gazmend Muhaxheri

Pas publikimit të sotëm nga ana e Presidencës, të 17 Tetorit 2021 si datë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka folur Kryetari aktual i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se do ta ruajë bastionin e tij Pejën dhe atë duke korrur fitore pa proces balotazhi.

“Ju e dini, siç jemi mësuar të shkojë puna, unë besojë që të mos ketë as balotazh deri në vitin 2054. Pas 2054-tës kur unë nuk do të garojë, ndoshta do ketë e shohim. Ju e dini kur t’ia merr dorën vështirë ndryshon”, ka thënë Muhaxheri.

Muhaxheri tutje ka thënë se përgatitjet për fitore bindëse të 17 Tetorit i ka filluar që në ditën kur e ka marrë mandatin aktual.

“Përgatitjet  e mia për 17 Tetorin që u caktua sot, kanë filluar që nga dita kur i kam fituar zgjedhjet e këtij mandati në të cilin jemi. Pra kjo datë është veç kontinuitet i fitoreve tona. Do të jetë edhe një fitore e imja për mirëqenie ekonomike të qytetarëve të komunës tonë.”, deklaroi Muhaxheri.

Kreu aktual i komunës së Pejës dhe i LDK-së në këtë komunë Gazmend Muhaxheri, thotë se nuk sheh konkurrencë në komunën e tij, meqë asnjë subjekt tjetër politik, përpos LDK-së, nuk i ka definuar kandidaturat përfundimtare, edhe pse një gjë e tillë nuk qëndron sipas subjekteve tjera.

“Nuk shoh konkurrencë, sepse nga subjektet tjera në Pejë krejt janë përfolje. Vetëm LDK e ka kandidatin që jam unë, pra i emëruar nga kryesia. Vetëm LDK ka kandidatin që dihet pë kryetar, të tjerët duhet të presin derisa të nominohen dhe emërohen nga subjektet politike të tyre”, ka deklaruar Muhaxheri.

Në kuadër të intervistës Muhaxheri në cilësinë e Nënkryetarit të LDK-së në nivel qendror, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Bruksel dhe Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat