Ky është ekipi i Përparim Ramës me të cilin synon fitoren në Prishtinë

Aktuale

Ky është ekipi i Përparim Ramës me të cilin synon fitoren në Prishtinë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:18
Lidhja Demokratike e Kosovës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama e ka formuar ekipin e shtabit zgjedhor.

Në mesin e anëtarëve të shtabit zgjedhor është edhe vajza e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku, Doruntina.

Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një fotografi nga mbledhja e shtabit zgjedhor të LDK-së për Prishtinën.

Përveç Malokut, pjesë e ekipës do të jetë edhe deputeti Besian Mustafa, Muhamet Hamiti, Florian Dushi, Alban Zogaj, Armend Zemaj, Izet Sadiku, Sibel Halimi dhe disa të tjerë.

Arkitekti i njohur Përparim Rama është zyrtarizuar për kandidat për kryetar të kryeqytetit nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat