Sali Berisha tregon pse krimineli Millosheviq e shpalli të vdekur Baton Haxhiun

Aktuale

Sali Berisha tregon pse krimineli Millosheviq e shpalli të vdekur Baton Haxhiun

Nga: P.R Më: 15 qershor 2021 Në ora: 19:37
Sllobodan Millosheviq dhe Baton Haxhiu

Ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha në faqen e tij në facebook ka postuar një foto të Baton Haxhiut.

Berisha e ka quajtur Haxhiun njeri të Serbisë, duke treguar edhe arsyen pse kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq e kishte shpallur të vdekur në vitin 1998.

“The argat in chef! Millosheviçi i tha ne Hage se je i yni! Stanishiqi ne Brazovice e shpalli te vdekur sepse i duhej per operacionet post!”, ka shkruar Sali Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Por si ishte shpallur i vdekur Baton Haxhiu?

Lidhur me këtë, ish Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç kishte dhënë disa detaje.

"Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. "Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet", kishte thënë Petkoviq, duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.

"Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë", kishte thënë Petkoviq në vitin 2006.

Sipas Petkoviçit, Baton Haxhiu që nga viti 1990 është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë.

"Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën "Koha Ditore", por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla", kishte thënë ndër tjerash Sllavisha Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat