Takimi Kurti-Vuçiq, BE i gëzohet vazhdimit të dialogut

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiq, BE i gëzohet vazhdimit të dialogut

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:12
Albin Kurti dhe Josep Borrell

Bashkë me emisarin për dialog, Miroslav Lajçak, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, priti ndaras delegacionet nga Prishtina e Beogradi.

Këto takime pastaj i lëshuan radhe atij trepalësh.

Para krejt kësaj, qysh në mëngjes Borell mbajti konferencë ku tregoi për rëndësinë e këtij rrethi të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.

“Jam i lumtur që takimi i sotshëm po ndodh në të njëjtën kohë kur BE-ja takohet me presidentin amerikan, Joe Biden. Është kënaqësi të pres në Bruksel, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurit, jo larg pas takimeve të shkuara. Inkurajoj të dy palët të vazhdojnë dialogun pa vonesa e të fokusohen në rezultate pavarësisht të gjitha vështirësive. Dialogu s’do të jetë i lehtë, por procesi është i domosdoshëm për popujt e Kosovës dhe Serbisë” tha Borell.

Spanjolli i BE-së, theksoi se procesi i dialogimit që sivjet mbushi një dekadë ka sukseset e tij.

Përmendi integrimin e policëve e gjyqtarëve serb në sistemin e Kosovës dhe tha se nga ky 15 qershor nis një etapë e re.

“BE-ja dhe unë jemi të interesuar të shohim progres të shpejtë e të lëmë të kaluarën prapa, të arrijmë marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe të bëjmë të ardhmen evropiane një realitet. Është momentum i ri dhe duhet ta shfrytëzojmë. Është momentum i ri në BE për të Ballkanin Perëndimor. Është mundësi për të gjithë rajonin. Jo vetëm për Kosovën e Serbinë sepse marrëveshja mes tyre është në të mirë të stabilitetit të përgjithshëm rajonal”.

E përfaqësuesi special për dialogun u deklarua pas përfundimit të bisedimeve.

“Me takimin e lartë sot pas nëntë muajsh nisi dialogu Beograd-Prishtinë .Ne nisëm një kapitull të ri pasi që ky ishte takimi parë me Albin Kurti, kryeministër I Kosovës. Ky nuk ishtë një takim I lehtë por me rëndësi që ndodhi. Të dy liderët kishin qasje të hapur dhe të sinqert dhe treguan se cka secili po presin nga dialogu.” deklaroi Miroslav Lajçak.

Ndryshe pas takimit me kryeministrin e Kosovës e presidentin e Serbisë, Borell ka shkuar në Samitin Evropë-Amerikë me presidentin amerikan , Joe Biden.

Si Kurti ashtu dhe Vuçiq, thanë se besojnë se Borell do ia pasqyrojë Bidenit mbledhinë ku ata ishin akterë kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat