“Kurti e mundi Vuçiqin”, analisti “godet” Thaçin e Mustafën: Kryeministri aktual nuk jep territore - dolëm faqebardhë

Aktuale

“Kurti e mundi Vuçiqin”, analisti “godet” Thaçin e Mustafën: Kryeministri aktual nuk jep territore - dolëm faqebardhë

Nga: N. H Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:45
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan për herë të parë në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve dhe u pajtuan vetëm për një pikë: vazhdimin e bisedimeve nga fundi i muajit të ardhshëm.

Njohësi i çështjeve politike, Skender Mulliqi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kryeministri Albin Kurti në takim me Aleksandar Vuçiqin u tregua intelektual i kalibrit të lartë.

Madje, ai konsideron se shefi i Qeverisë së Kosovës në këtë përballje e mundi presidentin serb në Bruksel.

“Është hera e parë që dolëm faqebardhë nga takimet e ndërsjella me palën serbe në Bruksel. Kryeministri Kurti sot na zbardhi fytyrën. Të qëndrojnë afër të gjithë shqiptarët deri në fund”, shkruan ai.

Ja postimi i tij:

Image
Skender Mulliqi

Albin Kurti i dha fund ekskursioneve, i dha fund shkuarjeve me duar në xhepa, i dha fund shantazheve të deritashme karshi përfaqësuesve tanë në bisedime me Serbinë, siç ndodhi kjo deri me tash.

Kurti nuk është Thaçi dhe as Mustafë, të cilët për pushtet jepen territore Malit të Zi dhe nënshkruan edhe “Zajednicën”. Kurti u tregua intelektual i kalibrit të lartë, u tregu se dinë çka donë, dhe për herë të parë e mundi Vuçiqin në përballje me të në Bruksel.

Presidenti i Serbisë është mësuar të tallet me Thaçin, Mustafën dhe së fundi me Hotin, të cilin e hajagarisi duke i thënë “se a dinë mirë serbisht”.

Takimi i sotëm në Bruksel është shpresë dhe besë për Kosovën. Shqiptarët, nuk kanë pushtuar askënd, nuk kanë vra gra e fëmijë siç bëri gjenocid Serbia mbi shqiptarët e Kosovës.

Të gjitha argumentet i patëm por, i patëm në krye profiterët, të padijshmit dhe të pa përgjegjshmit që t’i mbrojnë ashtu si duhet interesat e Kosovës në bisedimet e zhvilluara.

Është hera e parë që dolëm faqebardhë nga takimet e ndërsjella me palën serbe në Bruksel.

Kryeministri Kurti sot na zbardhi fytyrën. Të qëndrojnë afër të gjithë shqiptarët deri në fund...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat