Ymeri komenton takimin Kurti-Vuçiq: Me këta dy protagonist nuk ka ndonjë arritje të një marrëveshjeje

Aktuale

Ymeri komenton takimin Kurti-Vuçiq: Me këta dy protagonist nuk ka ndonjë arritje të një marrëveshjeje

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:52
Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka komentuar paraqitjen e të parit të vendit Albin Kurti në takimin me Vuçiqin.

Ymeri paraqitjen e Kurtit e sheh si një ‘‘dramë“. Ai thotë se nuk sheh përmbyllje të shpejt të dialogut. Sipas tij me këta dy protagonist nuk ka ndonjë arritje të një marrëveshjeje.

“Një prej zhanreve që pëlqehet është drama, mendoj që edhe takimin e sotëm edhe deklaratat që i dëguam e përshkruajnë një lloj dramacitetit. E pamë që në takim nuk ka pasur një dakordans, dhe që kanë folur për dy çështje të ndryshme dhe që zor që mund të përputhen. Kjo me këtë casje të dy, nuk shoh ndonjë përmbyllje të shpejt, por nuk shoh fare mundësi për dialogim”,ka thënë Ymeri.

Tutje, ai ka thënë se Kurti ashtu edhe Vuçiq takimin e sotëm e përdoren për konsum të brendshëm politik.

“Kam frikë se ajo që ndodhi sot në Bruksel ishte më shumë pozicionim politik i politikanëve se i shteteve. Kjo u bë për konsum të brendshëm për shkak të zgjedhjeve që kanë Kurti në Kosovë e Vuçiqi në Serbi”, deklaroi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat