Abrashi: Asociacioni është vazhdimësi e një ideje që shtyhet përpara nga Serbia

Aktuale

Abrashi: Asociacioni është vazhdimësi e një ideje që shtyhet përpara nga Serbia

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 22:01
Artan Abrashi

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se ideja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i papranueshëm për vendin tonë.

“Asociacioni është vazhdimësi e një ideje që shtyhet përpara nga Serbia që për fat të keq e ka pranuar edhe klasa politike në Kosovës. Implementimi i një strukture të tillë do të ishte shkatërruese për Kosovën. Dihet synimi asociacionit dhe prandaj është i papranueshëm. Nuk do të zbatohet. Krijimi i një pushteti të tretë do të ishte fatal”, tha ai.

“Nuk mund të pranojmë asnjë ide të përfshirjes së entiteteve që kanë karakter njëetnik. Ne kundërshtonim idenë e decentralizimit që synim ka pasë plotësimin e kërkesave të komunitetit serbe këtu.

Kritika jonë për decentralizimin etnik ka qenë se nuk duhet të bëhet mbi baza entike dhe se nga kjo mund të del diccka tjetër. Parashikimet tona të çmendura sot janë realitet. Asociacioni është faza e dytë të një ideje që ka arrdhur nga decentralizimi etnik”, deklaroi Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat