Haziri: Takimi Kurti-Vuçiq nuk solli diçka të papritur si fillim

Aktuale

Haziri: Takimi Kurti-Vuçiq nuk solli diçka të papritur si fillim

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:47
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nuk solli diçka befasuese.

Kjo sipas tij meqë, Kurti paraprakisht kishte bërë të ditur se po shkon atje vetëm për ta takuar Vuçiqin por jo dhe për të dialoguar me të.

”Takimi i shtyrë i majit për në qershor nuk solli diçka të papritur si fillim. Duke pasur parasysh backgraundin e Kurtit për dialogun për të cilin ka pasur refuzim, e kanë rëndu procesin. U desht një muaj e sa për të punu, vetëm për të shkaktu takimin”.

”Ka dalur përtej agjendës së ndërmjetësit ndërkombëtar Lajçak, dhe ndërmjetësit Borrell. Në të njëjtën kohë në Bruksel qëndron edhe presidenti amerikan në kuadër të Samitit të NATO-s, në të njëjtën kohë nesër është edhe takimi i elefantëve Biden dhe Putin”.

”Tejkalimi i agjendës për të sjell risi në kërkesa politike në tavolinë, bjen shallonin e humbjes së kohës, apo blerjes së kohës, sepse për Kosovën është në interes me u krijuar një momentum i ri dhe kërkohet një dinamikë e re që e shtjerr agjendën”.

”Kurse ne anën tjetër pala serbe strategjinë e negociatave prej fillimin e negociatave  e ka pasur të humb kohë të blejë kohë, të shtyjë kohë e të mos bëjë asgjë. Kurti strategjike i ka ikur agjendës së formatit të bisedimeve. Ajo që ka thënë në Prishtinë se ‘’unë nuk shkoj me bisedu me presidentin Vuçiq, por shkoj me e taku atë’’, sipas kërkesës së BE-së dhe SHBA-ve dhe kjo ka ndodhur sot”, tha Haziri.

Tutje, kryetari i Gjilanit, tha se sot nuk ka pasur negociata, por ka pasur takim.

Mes tjerash, Haziri  e vlerësoi si rrezik politik kërkesën e kurtit për të larguar Vljeko Odalloviq, nga detyra e kryetarit të komisionit serb për personat e zhdukur.

”Ajo që për mua më duket pak risk politik është ndërhyrja në njërën anë në përcaktimin e grupeve teknike nga pala serbe siç është rasti i grupit të zhdukurve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat