Ish-kandidati i VV-së për deputet tregon mënyrën se si mund të zbulohet se kush ishte pjesë e UDB-së

Aktuale

Ish-kandidati i VV-së për deputet tregon mënyrën se si mund të zbulohet se kush ishte pjesë e UDB-së

Nga: N. H Më: 16 qershor 2021 Në ora: 08:44
Liri Loshi

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për deputet të Kuvendit të Kosovës, Liri Loshi, ka thënë se pa hapjen e lustracionit nuk mund ta dimë se kush ka qenë më shumë pjesë e UDB-së se tjetri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thekson se është e sigurt se nuk kanë qenë pjesë e UDB-së vetëm ata që kanë marrë rroga për t’i shërbyer Serbisë.

Ja shkrimi i tij:

Pa u hapë letrat (lustracioni) ne nuk e dimë kush ka qenë më udbash se tjetri. Por, është e sigurt se nuk kanë qenë UDB-ashë vetëm ata që kanë marrë rroga për t’i shërbyer Serbisë.

Së pari, pra, duhet ta dimë kush vërtet ka qenë udbash e kush shqiptar i ndershëm, demek patriot. Pastaj të shohim kush bir dhe bijë e kujt është.

Jo për t’i diskriminuar e diskredituar, por për t’i mbrojtur nga patriotët e rremë. Fëmijët nuk kanë faj për gjynahet e prindërve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat