Një ditë pas takimit me Kurtin në Bruksel, Vuçiq do të kumtojë “informata me rëndësi”

Aktuale

Një ditë pas takimit me Kurtin në Bruksel, Vuçiq do të kumtojë “informata me rëndësi”

Nga: F.B Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:31
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot do tu drejtohet qytetarëve në ora 13:00, një ditë pas takimit me kryeministrin Albin Kurtin në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur zyra për media e tij, derisa nuk janë dhënë detaje tjera, përveç që thuhet se pas takimit me Kurtin dhe zyrtarët evropianë dje në Bruksel, presidenti Vuçiq do tu drejtohet qytetarëve dhe do ju kumtojë informata me rëndësi, përcjell Bota sot.

Siç dihet, dje në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së, shefit të diplomacisë evropiane Borrell dhe të dërguarit special për bisedime Lajçak, u zhvillua takimi në nivelin e lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit të djeshëm në Bruksel, i dërguari special Lajçak ka deklaruar se bisedimet nuk janë të lehta mirëpo janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të dy vendet në rrugën e integrimit evropian dhe stabilitetin në regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat