Ish-këshilltari i Kurtit ironizon me analistët: Serbia nuk e ka lehtë – kjo është zgjidhja e problemit

Aktuale

Ish-këshilltari i Kurtit ironizon me analistët: Serbia nuk e ka lehtë – kjo është zgjidhja e problemit

Nga: N. H Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:38
Driton Tali

Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka ironizuar me analistët duke thënë se Serbinë duhet me kuptu ne shqiptarët se ka humbur territor.

Madje ai me tej me ironi shkruan në Facebook se edhe shqiptarët duhet t’i japin dicka Serbisë.

“S’mundemi veç na shqiptarët m’i fitu të gjitha e Serbia asgjë. Edhe na duhet m’i harru krimet e luftës sepse kanë kaluar ma shumë se 20 vjet nga lufta. Të dy palët kanë humbë. Zgjidhja e problemit Kosovë - Serbi sipas pronto analistëve”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i tij:

Serbinë duhet me kuptu na shqiptarët se ka humb territor.

Nuk e ka lehtë.

Duhet m'i dhonë diçka, s'mundemi veç na shqiptarët m'i fitu të gjitha e Serbia asgjë!

Çka po na duhen "tri komunat e Rankoviqit"?!!! Që s'ja japim ato "tri komunat e Rankoviqit" atëhere duhet Zajednicën me jetësu.

Edhe na duhet m’i harru krimet e luftës sepse kanë kalu ma shumë se 20 vjet nga lufta. Të dy palët kanë humbë.

Zgjidhja e problemit Kosovë - Serbi sipas pronto analistëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat