E zbulon Serwer: Ja kur arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

Aktuale

E zbulon Serwer: Ja kur arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 10:16
Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se takimi i Brukselit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit  serb, Aleksandar Vuçiq, është një sinjal pozitiv dhe se nga biseda e tyre e parë nuk duhej të kishte pritje të mëdha. Ai tha se një marrëveshje midis dy shteteve mund të arrihet brenda disa muajsh.

“Është për t’u lavdëruar që ndodhi [takimi], por nuk është mirë që ata duhet të flasin për njëri-tjetrin në një kontekst negativ. Kjo nuk kontribuon rezultatit përfundimtar, për çfarë do të duhej ata të ndryshojnë”, tha Server.

“Dialogu vazhdoi dhe ky ishte një takim brenda këtij procesi. Albin Kurti nuk ishte i përfshirë më parë në procesin me të cilin po përpiqet të njihet dhe të përcaktojë se si idetë e tij përshtaten në kontekst. Për presidentin Vuçiq, kjo është një histori e gjatë. E konsideron jetike për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian – një rrugë që është shumë e ngadaltë”, tha Serwer, për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).

Në të njëjtën kohë profesori eksperti dhe profesori amerikan i Universitetit “John Hopkins” në Washington, potencon se gjatë takimit të Kurti-Vuçiq nuk ka vënë re detaje që do të tregonin se një zgjidhje e mosmarrëveshjes së të dy palëve është e mundur brenda disa muajsh.

“Unë nuk e kundërshtoj marrëveshjen dhe jam shumë pro saj. Por Presidenti Vuçiq e ka bërë të qartë se ai nuk është i gatshëm të ndërmarrë hapa të guximshëm, siç është njohja e pavarësisë së Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi. Unë e marr seriozisht. Ai e ka bërë këtë plotësisht të qartë. Kur bëhet fjalë për Albin Kurti – këtu ka disa pyetje. Çfarë mund të presë të fitojë nga e gjithë kjo? Do ta shtrojë këtë pyetje dhe do të kërkojë një përgjigje adekuate për të”, tha Serwer, duke qenë  i bindur se Serbia dhe Kosova do të arrijnë një zgjidhje.

“Pak kujt mund t’i kujtohet, por Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ishin në marrëdhënie të këqija për gati njëqind vjet pas lëvizjes revolucionare në Amerikë. Sot, konsiderohet se ato kultivojnë një nga miqësitë më të forta në botë. Sigurisht, se kjo [çështja mes Kosovës dhe Serbisë] do të zgjidhet”, thotë ai, duke theksuar se disa gjëra duhet të ndodhin para kësaj.

“Mendoj se shumë gjëra duhet të ndodhin para se arrihet deri te marrëveshja. Këtu veçmas mendoj në pranimin e Beogradit se e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën. Bëhet fjalë një humbje që nuk duhet të jetë e përhershme në kuptimin që në kufijtë e saj mund të fitojë miq. Ky do të jetë një plus i madh. Nuk pres kurrë më që Beogradi ta administrojë përsëri Kosovën. Për këtë nuk mund të flitet, por mendoj se ata mund të jenë vende miqësore dhe shpresoj kështu. Nuk ka asnjë logjikë që mes tyre të ketë konflikt diplomatik ose ushtarake”, thotë Serwer, duke shtuar se kjo nuk është në interesin e dy palëve [Kosovës dhe Serbisë].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat