Kosnett viziton Mitrovicën e Veriut: Vetëm kështu mund të arrihet paqja

Aktuale

Kosnett viziton Mitrovicën e Veriut: Vetëm kështu mund të arrihet paqja

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 10:28
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar dje Mitrovicën e Veriut ku është takuar me liderët politikë dhe shoqërinë civile.

 Kosnett ka shkruar se qytetarët e Kosovës mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Vizitë e mirë, produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura.

Qytetarët e Kosovës do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat