“Asnjë vërejtje”, vazhdon përkrahja për kryeministrin Kurti pas përballjes me Vuçiq

Aktuale

“Asnjë vërejtje”, vazhdon përkrahja për kryeministrin Kurti pas përballjes me Vuçiq

Nga: G.B Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:47
Pamje nga takimi në Bruksel

Njohësi i çështjeve politike dhe gazetari Arben Ahmeti, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë t’i ikë dialogut por as t’i nënshtrohet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përkrahur kryeministrin Kurti pas përballjes me Vuçiq, derisa ka thënë se nuk ka asnjë vërejtje, përpos ndoshta deklaratave të tepruara krekosëse që megjithatë është kritikë estetike, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë për dialog për tema tjera, nëse Vuçiq thotë se nuk mund të bëjë marrëveshje përfundimtare para zgjedhjeve presidenciale atje.

Postimi i tij i plotë:

Kosova nuk ka nevojë t'i ikë dialogut por as të nënshtrohet.

Kosova nuk ka nevojë të flas për organizimin e brendshëm pa e ditur se si do të vijë njohja e shtetësisë nga Serbia.

Për më shumë, Kosova nuk ka nevojë fare për dialogim për tema tjera, nëse Vuçiq thotë se nuk mund të bëjë marrëveshje përfundimtare para zgjedhjeve presidenciale atje.

Paraqitja e djeshme e kryeministrit ishte në këtë frymë. Asnjë vërejtje, pos ndoshta deklaratave të tepruara krekosëse që megjithatë është kritikë estetike.

Unë lutem që kjo qasje të mbetet e tillë. I duhet betonim me një fushatë intensive diplomatike që do të shuante mundësinë që Kosova të vlerësohet si destruktivja në dialog dhe një fushatë uniteti i brendshëm, si parakusht për qëndrueshmërinë e kësaj qasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat