​Izet Sadiku për arsye personale ka dhënë dorëheqje nga u.d. i detyrës së Klinikës Infektive

Aktuale

​Izet Sadiku për arsye personale ka dhënë dorëheqje nga u.d. i detyrës së Klinikës Infektive

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:59
Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku

Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK).

Sadiku ka thënë se nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje tash e 3 javë. Infektologu deklaroi se dorëheqja është për arsye personale dhe se në krye të Infektives kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.

Sadiku: Kam dhënë dorëheqje pasi tashmë situata është qetësuar

“Më 21 maj të këtij viti kam dhënë dorëheqje nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive për asye personale. Ju e dini që unë e kam marr pozitën në fillim të marsit, në fazën kur ka filluar vala e tretë dhe kanë qenë raste të shumta COVID-19, dhe për shkak të mos krijimit të një vakumi institucional e kam marr atë detyrë dhe sigurisht edhe menaxhmenti por edhe kolegët kanë qenë të informuar që do marr këtë detyrë vetëm për tejkalim të situatës sepse nuk kam pasur për të menaxhuar për një kohë më të gjatë Klinikën. Me qetësimin e situatës dhe me zvogëlimin e numrave e kam njoftuar drejtorinë dhe më pas kam dhënë edhe dorëheqje” ,tha ai.

Kujtojmë që Izet Sadiku ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive e kishte marr në fillim të marsit, pas dorëheqjes që nga kjo pozitë e kishte dhënë infektologia, Lindita Ajazaj e cila edhe ajo si ushtruese detyre e drejtorit të Klinikës Infektive për më shumë se 1 vit e kishte udhëhequr këtë klinik gjatë pandemisë.

Përveç Klinikës Infektive pozita e drejtorit të Klinikave dhe të Spitaleve të Përgjithshme në Kosovë janë në problem për Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

E drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ditë më parë ka paralajmëruar për KosovaPress se Brenda këtij viti do zgjidhen drejtorët e Klinikave që janë me ushtrues detyre por edhe të Spitaleve të Përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat