Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së

Aktuale

Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:21
Komisioni për Buxhet

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka rekomanduar inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Bordi i RTK-së është i përbërë:

-nga Sali Bashota si kryetar,  Agron Gashi anëtar, Lirim Geci, anëtar, Fadil Miftari, anëtar, Ilir Bytyçi, anëtar, Bajram Mjeku, anëtar, Petrit Musolli, anëtar dhe Albinot Maloku, anëtar.

Kryesuesi i komisionit, Armend Muja tha se me shumicë votash i rekomandohet Komisionit për Media inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat