​Haxhiu: Koncept-dokumenti për vettingun, gati deri në muajin gusht

Aktuale

​Haxhiu: Koncept-dokumenti për vettingun, gati deri në muajin gusht

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:28
Albulena Haxhiu

Koncept-dokumenti për vettingun në drejtësi do të jetë gati deri në muajin gusht të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit sot në Komisionin për Integrimeve Evropiane.

Krahas kësaj, ajo tha se synojnë që në shtator të miratojnë Projektligjin për konfisikimin e pasurisë së paligjshme.

Haxhiu para deputetëve tha se ditëve të ardhshme do të miratohet në ekzekutiv edhe strategjia për sundimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat