Tërmkolli befason përsëri me qëndrimin, i del në mbrojtje Kurtit – “gozhdon” delegacionet e kaluara: E keni sjellë Serbinë në Kosovë

Aktuale

Tërmkolli befason përsëri me qëndrimin, i del në mbrojtje Kurtit – “gozhdon” delegacionet e kaluara: E keni sjellë Serbinë në Kosovë

Nga: N. H Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:48
Melihate Tërmkolli dhe Albin Kurti

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se të gjitha ata të cilët po e kritikojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk e kanë asnjë të drejtë morale, politike as kombëtare ta bëjnë një gjë të tillë.

Ajo për qeveritë e kaluara shprehet e kanë sjellë Serbinë në Kosovë me katër këmbët.

Tërmkolli madje deklaron se kritikuesit e Kurtit pa fije turpi, po tentojnë që të shiten edhe si patriotë e politikanë.

“Nga takimi i djeshëm me Vuçiqin, Kryeministri Kurti është i vetmi politikan deri tani që nga 2011 që bëri prezantimin dhe performancën më dinjitoze për Kosovën. Tutje ç’farë do të bëhet, mbetet të shihet. Këtu jemi”, shkruan Tërmkolli në Facebook.

Ja shkrimi i saj:

Të gjithë ju që ishit në bisedime me Serbinë që nga 2011, së paku mos flisni asnjë fjalë. Futeni kokën nën dhe për turpet që i keni bërë në bisedimet e deritanishme. Nuk keni asnjë të drejtë morale, politike as kombëtare të kritikoni sot Kryeministrin për takimin e djeshëm. Me “profesionalizmin” e juaj, me “atdhetarizmin” e juaj dhe me “politikën” e juaj e keni sjellë Serbinë në Kosovë me katër këmbët. Sot, pa fije turpi, tentoni të shiteni edhe si patriotë e politikanë. Veç mbylleni, ju lutem! Nëse mund të ndihmoni diçka të re në këtë proces, natyrisht bëjeni, ndërsa çka keni bërë e sa keni bërë deri tani e dimë të gjithë. Smira e vogëlsia e shpirtit e mendjes suaj, jo vetëm që ju bën edhe më të vegjël, por po ju bën edhe qesharakë.

Nga takimi i djeshëm me Vuçiqin, Kryeministri Kurti është i vetmi politikan deri tani që nga 2011 që bëri prezantimin dhe performancën më dinjitoze për Kosovën. Tutje ç’farë do të bëhet, mbetet të shihet. Këtu jemi!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat