Çun Lajçi, Albin Kurtit: Ti bre djalë i ke fjalët me kod - as Kimetja me iu hi ndërmjet, s’ka me mujtë me t’shpëtu!

Aktuale

Çun Lajçi, Albin Kurtit: Ti bre djalë i ke fjalët me kod - as Kimetja me iu hi ndërmjet, s’ka me mujtë me t’shpëtu!

Nga: A.Zh Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:36
Çun Lajçi, Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka pyetur kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, se çka ka folur në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që u mbajt dje në Bruksel.

Ai ka thënë se Kurti i ka fjalët me “kod” dhe se populli e ka të vështirë t'ia kuptojë propozimet që ia bëri Vuçiqit, përcjell Bota sot.

Aktori ka ironizuar teksa ka përmendur edhe opinionisten Kimete Berisha, duke thënë se nëse ajo s’i pajton “Rexhepovitët e Mahmutovitët”, do të “bëhet nami te xhamia e Llapit”.

Reagimi i Lajçit në Facebook:

Albin,

Çka dreqin fole n’Bruksel bre, që janë çu mahallat n’kamë e s’po lanë gja pa thanë?!

Po m’duket si n’filmat e Adem Mikullovcit, me ata Rexhepovitët e Mahmutovitët.

Kan mësy prej Vranjevcit njena palë, e tjetra prej Marigonës, me t’nxanë të Hani i Dilit e me la lesh n’ty!

A fole mirë a keq?

Kallxona sa s’kanë mbrri të xhamia e Llapit, se as Kimetja me iu hi dermjet, s’ka me mujtë me t’shpëtu!

Dikush po thotë ke ba hajgare me Vuçiqin

Dikush po thotë me Kosovën ke lujt Rulet!

Ishalla s’je tranu?

Kallxona çka ke dashtë me thanë, se ti bre djalë i ke fjalët me kod, e propozimet që ia bane Vuçiqit s’po ti kupton mileti!

Këta po dun me ditë a na njofti a jo? Për tjerat shosh!

Ishalla Kimetja i pajton Rexhepovitët e Mahmutovitët e s’bahet nami të xhamia e llapit, se mbesin xhemati pa e falë drekën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat