Radoniqi: Daka është profesioniste, kam veç vlerësim pozitiv për të

Aktuale

Radoniqi: Daka është profesioniste, kam veç vlerësim pozitiv për të

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:30
KQZ

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se ka vlerësim pozitiv për ish-kryetaren e këtij institucioni, Valdete Dakën.

“Daka është një profesioniste dhe nuk kam asgjë tjetër veç vlerësim pozitiv për të. Ka udhëheq çdo herë me KQZ dhe zgjedhjet kanë shkuar shumë mirë.

“Nuk e besojë që do të ketë ndonjë ndryshim aq drastik. Janë ditët e para të mijat këtu ku po njoftohem me të tjerë. Do ta vazhdojë punën e Dakës. Besoj se Daka e ka ruajtur parimin e paanësisë.

Tutje, Radoniqi tha se do të sigurohet që mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale të shkoj në rregull dhe në përputhje me ligjet.

“Do të sigurohem që zgjedhjet të jenë më të sigurta dhe të ketë lehtësira në votim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat