​Ish-ministri: Nëse Lumiri nuk e jep nënshkrimin për çështjen e Dakës, atëherë është vegël e VV-së

Aktuale

​Ish-ministri: Nëse Lumiri nuk e jep nënshkrimin për çështjen e Dakës, atëherë është vegël e VV-së

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:25
Valdete Daka

Ish-ministri i drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar lidhur me dërgimin në Kushtetuese të shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Selimi ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Avdixhiku duhet të jap nënshkrimet për referim të cështjes së Dakës në Kushtetuese. Por nëse Abdixhiku nuk jep këto nënshkrime atëherë, sipas Selimit ai është bërë vegël e Vetëvendosjes dhe Presidentja nuk beson në kushtetutshmërinë e vendimeve të saja.

“Në këtë kohë të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga VV, kur shkarkohen zyrtarët dhe kur planifikohen shkarkimet për qëllime politike të kontrollës dhe shtypjes, shpëtimi është te LDK. Edhe Lumiri si kryetar i partisë por edhe Vjosa si Presidente duhet të tregojnë se nuk janë vegël e VV.

Lumiri duhet të japë nënshkrimet për referim të çështjes Daka në Kushtetuese e Presidentja nuk duhet ta bllokojë nëse beson fuqishëm se ka vepruar sipas kushtetutës. Le të vendos arbitri kulmor, Gjykata Kushtetuese. Nëse LDK nuk i jep nënshkrimet atëherë Lumiri është bërë vegël e VV dhe Presidentja nuk beson në kushtetutshmërinë e vendimeve të saj”, ka shkruar Selimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat