“E gjithë zhurma për “ri-kapjen e shtetit” sot mori përgjigjen e merituar”

Aktuale

“E gjithë zhurma për “ri-kapjen e shtetit” sot mori përgjigjen e merituar”

Nga: A.Zh Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:30
Demush Shasha

Krenare Sogojeva-Dermaku është zgjedhur sot nga Kuvendi i Kosovës komisionare e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, zgjedhjen e saj në këtë post, e sheh si formën më të mirë të luftës kundër fushatës dezinformuese, për “ri-kapjen e shtetit”, përcjell Bota sot.

Shasha ka treguar se Sogojeva-Dermaku ishte vlerësuar me pikët më të larta nga Ambasada Britanike.

Ai ka thënë se ajo ishte “truri” prapa çdo gjëje që ka ndodh nga ngritja e Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë, e deri tek transformimi në ushtrinë e Kosovës.

Reagimi i Shashës në Facebook:

Sot e gjithë ajo zhurmë për “ri-kapjen e shtetit” mori përgjigjen e merituar. Zgjedhja e sotme e Krenares si Komisionere për Informim dhe Privatësi është forma më e mirë për të luftuar fushatën dezinformuese e cila synon të relativizojë modelin e sotëm të qeverisjes me keqqeverisjen e 20 viteve të fundit.

Krenarja jo vetëm se është përfaqësuesja shembullore e një shërbyesi të devotshëm publik, por është edhe kandidati të cilin edhe Ambasada Britanike e vlerësoi me pikë më të larta gjatë procesi të kaluar të përzgjedhjes. Por të ju them të drejtën, në këtë rast konkret kjo e fundit, për mua së paku, nuk ka edhe aq rëndësi. Kjo pasi që në këtë rast konkret bëhet fjalë për një person për integritetin, mirësjelljen dhe profesionalizmin kam admirim të jashtëzakonshëm.

Sot institucionet e shtetit janë pasuruar me një shërbyes të jashtëzakonshëm publik.

Dhe në fund një storie personale. Krenaren e kam takuar për herë të parë para 15 vitesh. Pra isha fëmije që sapo kishte përfunduar fakultetin. Nga ana tjetër, sapo kisha fituar bursën YCS për studime MASTER në universitetet Evropiane dhe kisha nevojë për këshilla nga alumni të skemës YCS. Në atë kohë isha një djalë i ri dhe kisha para vetes 1001 pikëpyetje për jetën që më priste: çfarë të studioj, cili universitet, cilin program, si do jetë jeta studentore, a do më dalin paratë? Isha në panik totale, pak a shumë.

Në atë kohë, Krenarja ishte njëra nga ish-bursistët që ka gjetur kohë të më takonte. Asnjëherë nuk do harroj atë takim. Krenarja ishte aq person i ngrohtë, aq mirëkuptues, aq i sjellshëm sa që shpenzoj disa orë me mu dhe më udhëhoqi një nga një nëpër gjërat që më prisnin. Ajo më foli me pasion për bursën dhe rëndësinë e shpenzuarit një vit në mjedis akademik evropian; më foli për avantazhet dhe disavantazhet e universiteteve dhe programeve të ndryshme; më foli për përgjegjësinë që kemi për tu kthyer në institucionet e shtetit; më foli po ashtu për rëndësinë e kursimit parave për të organizuar festat studentore për të folur studentëve për Kosovën.

Fast forward disa vite më vonë Krenaren e kam ritakuar në Zyrën e Kryeministrit dhe më pastaj edhe në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë. Ju që lexoni këtë status me siguri asnjëherë nuk keni dëgjuar për Krenaren, por ajo ka qenë “truri” mbrapa çdo gjëje që ka ndodh nga ngritja e MFSK-së, e deri tek transformimi në ushtrinë e Kosovës. Shërbimi i saj në institucionet e shtetit tani më është i konsoliduar si një njeri i jashtëzakonshëm cili gëzon respekt ndër-ministror.

Për mu Krenarja mbetet simbol i shërbyesit të devotshëm publik. Në çdo pikë kohore përgjatë këtyre më shumë se 15 vitesh Krenarja ka mundur të ikë nga institucionet e shtetit dhe të këtë një jetë shumë më komode profesionale, shumë më të qetë personale dhe shumë më shpërblyese financiare. Por të gjitha këto Krenarja i ka refuzuar. I ka refuzuar sepse para interesit të saj ka vendos shtetin. Dhe sot përsëri e njëjta. Sot përsëri Krenarja ka vendos shërbimin publik para vetës. Sot Krenarja është zgjedhur me një pozitë tejet sfiduese. Ajo do jetë gardian i interesit publik. Sot, Krenarja nuk ka fituar asgjë. Kemi fituar ne nga ajo. Përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat