KPK: Lumezi ka mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit

Aktuale

KPK: Lumezi ka mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:39
Aleksandër Lumezi

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes kësaj deklarate siguron opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit në ushtrimin e mandatit të tij Kushtetues dhe ligjor.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në vazhdimësi është vlerësuar maksimalisht për punën e tij sipas standardeve më të larta nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.  

Andaj, çfarëdo tendence për inskenime të mundshme që kane për qëllim destabilizimin institucional, cenimin e integritetit, mandatit dhe prestigjit të Kryeprokurorit të Shtetit, do të dështojnë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ Kushtetues i pavarur dhe i paanshëm, nuk do të lejojë asnjë interferim apo çfarëdo interesi nga jashtë, përfshirë edhe dëshirat e partive politike, individëve të caktuar dhe grupeve të interesit të ndikojnë në punën dhe mandatin e bartësve të sistemit prokurorial, përkatësisht të Kryeprokurorit të Shtetit. ​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat