Xhavit Haliti zbulon strategjinë e Serbisë

Aktuale

Xhavit Haliti zbulon strategjinë e Serbisë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:42
Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, deklaroi se Serbia e ka pasur dhe e ka prioritet që të destabilizojë rajonin dhe ta zotërojë atë ekonomikisht.

Sipas tij, parë nga ky këndvështrim, gjithmonë veprimet e Serbisë mund të jenë të rrezikshme.

“Serbia e ka strategji që të destabilizojë rajonin. Po, shteti serb do që të dominojë edhe ekonomikisht rajonin tonë. Nuk e besoj se këtu është e përjashtuar edhe Shqipëria. Por, se kur flasim për Kosovën, duhet ta dimë se Kosova ka qenë e pushtuar për më shumë se 100 vjet nga Serbia dhe ky dominim ka ndikuar që edhe ata të kenë lidhje të forta në Kosovë.

Serbia ka ata shërbime sekrete që janë trashëguar nga ish-Jugosllavia. Ata e kanë programin e tyre dhe duan që të destabilizojnë Kosovën dhe ta pengojnë Kosovën që të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare. Serbia ka projekt që të na mbajë të përçarë. Kosovën ne e kemi ndërtuar me anë të ndihmës së aleatëve, kemi ndërtuar raporte shumë të mira në rrafshin kombëtar me vendet e BE-së”, tha Haliti.

Xhavit Haliti vlerësoi se deklaratat e Kurtit nga Brukseli bëhen më shumë për efekte elektorale.

“Shqiptarët e Kosovës në asnjë rast nuk duhet që të kenë raporte jo të mira me BE-në dhe SHBA-në. Diskutimet në Bruksel nuk kanë filluar me zotin Kurti, por kanë vijuar shumë më herët. Jam skeptik për deklaratat e Kurtit nga Brukseli, ai thjesht do të fitojë pikë në aspektin elektoral. Ne kemi marrëveshje të nënshkruar nga presidenti dhe kryeministri në atë kohë, që dikush e quan Asocacion të Komunave, por ka marrëveshje.

Unë mendoj se BE, por edhe përfaqësuesit e SHBA-ve kanë parë vendimin e Kushtetutës së Kosovës, e cila ka gjetur të meta. Problemi është se ajo është marrëveshje ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk i nënshtrohen kushtetutës. Ne kemi problem të madh me serbët, që shërbimet e Serbisë, janë përpjekur që të krijojnë raporte të paqena. Në gjithçka duan ta nxjerrin fajtor Kosovën, nuk po them se nuk kemi bërë gabime, por kanë qenë minore në raport me gabimet madhore të Serbisë”, u shpreh Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat