Inspektorëve u skadon kontrata

Aktuale

Inspektorëve u skadon kontrata

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:49
Inspektorët

Një numër i konsiderueshëm i inspektorëve janë angazhuar që nga viti i kaluar kur edhe shpërtheu pandemia Covid-19, për të vëzhguar e parë nga afër se sa lokalet e objektet e  ndryshme afariste po përfillnin masat që ishin marrë nga qeveria.

Ndërsa siç mëson IndeksOnline, të gjithë këtyre që kanë pasur kontratë për shkak të pandemisë që nga dita e nesërme do tu shkëputet kontrata.

Ndryshe në vend tashmë që nga fundi i majit janë lehtësuar masat kundër Covid-19, e krahas kësaj edhe numri i të infektuarve e raste të paraqitura me Covid-19, vazhdimisht është i ulët.

Jo vetëm Kosova por edhe shtetet e tjera të botës kanë filluar lehtësimin e masave, për shkak se virusi korona, duket se është ‘qetësuar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat