Kritikohet opozita pasi bojkotuan votimin e Komisionerit për Informim dhe Privatësi

Aktuale

Kritikohet opozita pasi bojkotuan votimin e Komisionerit për Informim dhe Privatësi

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 20:04
Ilustrim

Parlamenti i Kosovës sot ka votuar për Komisionere për Informim dhe Privatësi kandidaten e rekomanduar para dy viteve nga britanikët.

Krenare Sogojeva Dërmaku është votuar për Komisionere për Informim dhe Privatësi. Ajo  është rekomanduar dy herë nga ana e ekspertëve të angazhuar nga ambasada britanike për rekrutim në pozitat e larta mirëpo nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.

E këtë proces e ka bojkotuar opozita. Ndërsa disa organizata dhe akter që kanë përcjell nga afër këtë proces kanë kritikuar opozitën për këtë veprim të tyre dhe kanë mbështetur propozimin e ushtrueses së detyrës së shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila që kjo çështje të adresohet në prokurori, për heqjen e të gjitha dyshimeve.

“Lidhur me dyshimet e ngritura për dokumentet e dorëzuara nga z.Bujari, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar znj.Mimoza Kusari Lila bëri thirrje që të përfshihet prokuroria. Në mënyrë që të largohen dyshimet e paraqitura gjatë këtij procesi, ne i sugjerojmë panelit intervistues që të ndjekë këshillen e znj.Kusari Lila duke iu drejtuar prokurorisë.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë për së afërmi punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”, thuhet në komunikatën e përbashkët të disa organizatave e individëve që kanë përcjell nga afër procesin e përzgjedhjes së komisionerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat