Emërohet u.d i Drejtorit të Klinikës Infektive

Aktuale

Emërohet u.d i Drejtorit të Klinikës Infektive

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka emëruar sot ushtrues detyrë të drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitarë të Kosovës, infektologun Arben Vishaj.

Emërimi i Vishajt vjen pas dorëheqjes së Izet Sadikut, i cili ishte në këtë pozitë për rreth 3 muaj, që u emëruar ud pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berisha.

Ai kishte thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye personale dhe se në krye të Infektives kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.

“Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, kishte thënë Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat