Vjosa Osmani flet me Borrellin për dialogun, ja çfarë i përmend

Aktuale

Vjosa Osmani flet me Borrellin për dialogun, ja çfarë i përmend

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 10:01
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një bisedë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, ka deklaruar se Beogradi nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Osmani foli me Borellin gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, thuhet në njoftim.

“Ne kemi treguar gatishmëri për të marrë pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë në një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen reciproke dhe që do të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha Osmani.

Kujtojmë se së fundmi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar në Bruksel me delegacionin serb, ku është takuar edhe me Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar me katër pika si kushte për të dialoguar me Serbinë për marrëveshje që do të përfundonte me njohje reciproke, derisa, të njëjtat nuk i kanë pranuar udhëheqësit e Beogradit.

Serbia po vazhdon që të insistojë për çështjen e Asociacionit, kusht ky që nuk po pranohet nga pala kosovare.

Takimi i radhës Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Brukselit do të mbahet me 25 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat