​Zëvendësministri i Drejtësisë: Vërtetohen keqpërdorimet e Nehat Thaçit

Aktuale

​Zëvendësministri i Drejtësisë: Vërtetohen keqpërdorimet e Nehat Thaçit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:17
Nehat Thaçi

Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga ai. Kështu ka thënë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Sallhu shkruan se pretendimet e tyre ishin të drejta.

“Sapo pranuam Vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e z. Nehat Thaçi - drejtor i SHKK-së. Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i ShKK-së, z. Nehat Thaçi.

Pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të shkarkuarit në fjalë dhe të tjerëve të përfshirë në këto raste. Siç kemi thënë në vazhdimësi, do të jemi të pakompromisë ndaj shkeljeve dhe dukurive tjera negative përbrenda institucioneve. Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, ka shkruar Sallahu në “Facebook”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat