Pozhari reagon pas gjuhës së papranueshme nga Mentor Shala për deputeten e VV-së: Ja kush e sulmoi presidenten Osmani

Aktuale

Pozhari reagon pas gjuhës së papranueshme nga Mentor Shala për deputeten e VV-së: Ja kush e sulmoi presidenten Osmani

Nga: N. H Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:57
Xhevdet Pozhari

Gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari, thotë se presidenten Vjosa Osmani e sulmoi një 'budallë' që u promovua në RTK, më pas edhe një gazetar i suspenduar.

Ngjashëm thotë se vepruan edhe me ministren Donika Gërvalla dhe deputeten Doarsa Kica-Xhelili.

Pas këtyre ngjarjeve, ai konsideron se këto janë arsyet se pse gratë nuk duan të merren me politikë.

Ja shkrimi i tij:

Vjosën e sulmoi një budallë që u promovua në RTK, më pas edhe një gazetar i suspenduar. Këtë deputeten e re po ashtu e sulmoi një budalla tjetër që mbante edhe pozitën e drejtorit në RTK. Ndaj Donika Gërvallës sërish ishin të njëjtit që nisën sulmet.

Dhe, pastaj ende befasohen se pse gratë nuk duan të merren me politikë. Nëse këta janë vu në krye të institucioneve informuese dhe edukative, llogaritni sa kafsha tjetër sillet vërdallë.

Gërdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat