‘Dorëzohet’ para kritikave të shumta, reagon më në fund Mentor Shala – i kërkon falje publike deputetes Doarsa Kica

Aktuale

‘Dorëzohet’ para kritikave të shumta, reagon më në fund Mentor Shala – i kërkon falje publike deputetes Doarsa Kica

Nga: A.Morina Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:44
Doarsa Kica dhe Mentor Shala

Pasi nxiti shumë reagime me postimin e tij, Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili.

Shala tha se nuk e konsideron gjuhë ofenduese ftesën për darkë ndaj deputetes.

Madje, ai tha se lidhur me këtë nuk ka reaguar as deputetja në fjalë, duke thënë se i kërkon falje Doarsës, nëse është ndjerë e ofenduar.

“Nëse i thu dikujt bukuroshe dhe e fton për drekë ose darkë është ofendim dhe gjuhë e papranueshme, atëherë më vjen keq ku paskemi mbrri si shoqni! Nëse Doarsa është ofendu për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje, por nuk e pash asnjë reagim të saj”, shkroi Mentor Shala në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nëse i thu dikujt bukuroshe dhe e fton për drekë ose darkë është ofendim dhe gjuhë e papranueshme, atëherë më vjen keq ku paskemi mbrri si shoqni! Nëse Doarsa është ofendu për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje, por nuk e pash asnjë reagim të saj.

E juve bandave FAKE të fcb ju dëshiroj fat e lumturi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat