Vjen reagimi i radhës ndaj Shalës, “Marrja s’ka brina, po shihet dija dhe kultura”

Aktuale

Vjen reagimi i radhës ndaj Shalës, “Marrja s’ka brina, po shihet dija dhe kultura”

Nga: A.Z Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:18
Mentor Shala dh Doarsa Kica

Labinotë Demi-Murtezi nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka reagur lidhur me gjuhën ofenduese nga Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ndaj deputetes së listës ‘Guxo’, Doarsa Kica-Xhelili.

Demi-Murtezi ka shkruar se fjalët ofenduese si dhe turpëruse po duket se janë ushqim për ta, madje në anën tjetër po shihet edhe dija dhe kultura e tyre.

Ajo ka shtuar se ne opcion tjetër nuk kemi, veç se me rujt paranë publike dhe me punu me profesionalizëm, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Marrja s’ka brina. Të tillë janë ata “që e kanë hangër marren me buk”.

Fjalët ofenduese, por edhe turpëruese e të papranueshme, po duket se janë ushqim për ta. E në anën tjetër po shihet sa kanë dije e kulturë, pse ka ngecje e moszhvillim, dhe mbi të gjitha pse po çmenden kur po publikohen keqpërdorimet e aferat e panumërta korruptive.

Ne s’kemi opcion tjetër.

Vec me e rujt paranë publike e me punu me profesionalizëm e ndershmëri.

Plasni në mllefin tuaj!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat