Hoxha e ka thumbuar AGK-në për mos reagimin në lidhje me deklaratat e zv.drejtorit të RTK-së

Aktuale

Hoxha e ka thumbuar AGK-në për mos reagimin në lidhje me deklaratat e zv.drejtorit të RTK-së

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:30
Fadil Hoxha

Kryesindikalisti i RTK-së, Fadil Hoxha e ka thumbuar Asosacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) për mps reagimin në lidhje me deklaratat e zv.drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës në drejtim të Daorsa Kicës.

Hoxha përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po të kishim një shoqatë të mirëfilltë të gazetarëve, sot është dashtë me i ftu të gjitha gazetaret anembanë vendit, përfshirë  bashkëshortën e Mentorit, gazetaren Ramize Murtezi Shala, e me ja nxanë derën drejtuesve të RTK-së deri në shkarkimin e tij.

Postimi i plotë:

A reaguan more këta të AGK-së kundër gjuhës së Mentor Shalës?!

Apo ndoshta edhe këta si kryetari i Bordit, Sali Bashota nuk kanë ndëgjuar për këtë punë.

Me pas pas Shoqatë të mirëfilltë të gazetarëve, sot është dashtë me i ftu të gjitha gazetaret anembanë vendit, përfshirë  bashkëshortën e Mentorit, gazetaren Ramize Murtezi Shala, e me ja nxanë derën drejtuesve të RTK-së deri në shkarkimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat