Gjendja e rëndë në PDK, flet Agim Aliu

Aktuale

Gjendja e rëndë në PDK, flet Agim Aliu

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:34
Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt dhe nënkryetari i PDK-së, Agim Aliu, mes shumë çështjeve që po i diskuton, Aliu foli edhe për situatën momentale brenda dikur partisë më të madhe në vend.

Sipas tij, kjo situatë është e ndjeshme, por që beson se shumë shpejtë do ta tejkalojnë.

“PDK është në një situatë të ndjeshme për shkak të krerëve të saj, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Ka kohë që Kosova nuk shënon fitore në sferën ndërkombëtare, por besoj se procesi i Hagës do të kthehet në fitore për çlirimtarët, por edhe për fatin individual të njerëzve”, tha ndër të tjera Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat